Policia e Lezhes publikoi informacion paraprak ne lidhje me tritolin qe shpertheu ne oret e para të mengjesit te kesaj te shtune ne Manati te Lezhes.

Behet fjale per vendosjen e nje sasie tritoli ne deren e jashtme te viles se efektivit Zef Kola.

Ende nuk ka te dhena nese kemi te bejme me nje ngjarje per shkak te detyres apo jo.

 

Lezhë / Informacion paraprak

Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.

Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *