Subscribe

Ky person qe po ecte në rrugë si gjithë kalimtarët e tjerë mbante me vete një çantë sportive të mbushur me mina me telekomandë të pajisura me telefon, gati për shpërthim.

 

Agjentët e policisë që po e ndiqnin dhe e arrestuan pikërisht në mes të qytetit të Lezhës.

 

Trafikanti, edhe pse e ka pikasur se po ndiqej nga policia, nuk ka mundur të largohet në kohë.

 

Operacioni i koduar “Etalon” çoi në pranga Franko Çinarin, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Stavro Kotorrin, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në kërkim është shpallur edhe një bashkëpunëtor i tyre.

 

Këto janë mjetet që të rinjtë përdornin për prodhimin e minave me telekomandë. Gjithsej ishin 9 mina, të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me to u gjet edhe një sasi tritoli.

 

Policia e Lezhës bën të ditur se po vijojnë hetimet për të mësuar nëse dy të arrestuarit i kishin blerë eksplozivët për qëllime kriminale, apo i kishin përgatitur vetëm dhe po tentonin t’i shisnin tek grupet kriminale.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *