Subscribe

Ky është moment i arrestimit të dy personave në qytetin e Lezhës, pjesë e një grupi kriminal, të akuzuar për trafik armësh e municionesh, mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike,si dhe për shitje të lëndëve narkotike.

 

Operacioni i koduar me emrin “goes on”, çoi në pranga Artur Popën, 46 vjeç nga Kukësi dhe 30 vjecarin Valtor Cala nga Tirana.

 

Në momentin e arrestimit, Cala dhe Popa po udhëtonin me dy makina e në njërën prej tyre ndodheshin 3 mina me telekomandë. Ata u ndalën nga policia në hyrje të qytetit të Lezhës.

 

Gjatë kontrollit në mjetin tip benz policia sekuestroi minat e pajisura me telefon për shpërthim në distancë, 55 gramë vaj hashashi, 14 telefona celularë dhe 3 fitila zjarrpërcjellës.

 

Agjentët bllokuan gjithashtu edhe dy makinat me të cilat lëviznin trafikantët.

 

Për të njëjtën ngjarje policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e të njëjti grup.

 

Një nga të arrestuarit, Artur Popa, ka qenë edhe më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *