Subscribe

Ekzekutohet me armë zjarri një 28-vjeçare në mes të ditës në shëtitoren kryesore te Lezhës. Ngjarja e ndodhur ketë te premte ka tronditur banoret e qytetit. 28-vjecarja Etleva Ndoka ka marrë dy plumba në trup dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin. Ajo është qëlluar me armë brenda ambienteve të parukerisë ku edhe punonte. Autori i krimit është Alfred Nikolli 31 vjeç, i cili i është larguar menjëherë nga vendngjarja duke i shpëtuar pranga. Dyshohet qe krimi të ketë ndodhur për motive të dobëta pas grindjes mes autorit dhe viktimës. Dëshmitarët i thane policisë se 31-vjecari hyri brenda parukierisë me pistolete ne dore, duke qëlluar ndaj Ndokës e me pas është larguar. Pak minuta pas krimit te rende policia ka ngritur postblloqe në të gjithë pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit te Lezhës per kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *