Me qellim parandalimin e sëmundjes së gjedhit edhe në qarkun e Lezhës ka nisur vaksinimi i kafshëve në ferma.  Ministria e Bujqësisë ka sjellë për qarkun e Lezhës rreth 1400 dozat e para të vaksinës të cilat tashëm kanë nisur t’iu injektohen kafshëve. Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë në bashkëpunim më specialistët veterinarë kanë nisur punën ferme me fermë për të bërë vaksinimin. Fillimisht ka nisur vaksinimi i i tufave me shume krerë, për të vijuar më pas për të gjitha bagëtitë që janë të rrezikuara. Drejtori i Bujqësisë Ndoc Lleshi tha se po punohet në kohë rekord për të bërë të mundur izolimin e kësaj sëmundje ku krahas vaksinimit do të mbahet i mbyllur edhe tregu i gjesë së gjallë.  Specialistet veterinar ju kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve që të mos hezitojnë për vaksinimin e kafshëve të tyre, pasi vaksina jep rezultat brenda tre javëve.  Në qarkun e Lezhës ende nuk ka patur asnjë rast të zbuluar më sëmundjen e gjedhit megjithatë masat, sipas drejtorisë  së bujqësisë janë tepër të rëndësishëm për parandalimin e kësaj sëmundje e cila është e dëmshme për kafshët, dhe një  rrezik për blegtorin në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *