E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lezhë, makina përplas 10 vjeçarin

Një aksident me plagosjen e një 10 vjeçari është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në aksin Lezhë-Rrilë.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, në vendin e quajtur Barbullojë, ku shtetasi A.L. 34 vjeç, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur A.L., 10 vjeç banues në Barbullojë. I mituri, sipas policisë është transportuar në Qendrën e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

 

Grupi hetimor po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë