Trafiku i minave në Shqipëri vazhdon të jetë aktiv: rasti më i fundit u godit një ditë më parë në Lezhë.

 

6 mina me telekomandë u kapën në Ishull Lezhë, ndërsa agjentët arrestuan poseduesin e tyre, 40 vjeçarin nga Tirana, Eduard Sinanaj.

 

Minat ishin fshehur në bagazhin e makinës së 40- vjeçarit, i cili kishte ndaluar për një kafe dhe është arrestuar në momentin që po hipte në automjetin e tij.

 

Edhe pse Sinanaj ka tentuar të largohej, nuk ka arritur t’i shpëtojë uniformave blu. Mbi 40- vjeçarin rëndon akuza e  trafikimit të armëve dhe municioneve, ndërsa mësohet se ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Kjo është hera e tretë brenda një kohe të shkurtër që në Lezhë kapen mina me telekomandë. Nga hetimet rezulton se ato u shiten grupeve kriminale, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *