Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Patok. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj te diele kur, Zenepe Ujçaj u përplas për vdekje nga një automjet tip “Mercedes”. Viktima ishte duke kaluar nga njëra ane e rrugës ne tjetrën, teksa u përplas me force. Megjithe ndihmën e dhënë, gruaja humbi jetën rrugës per ne spital.

 

Me herët, ne nje tjetër aksident rrugor, nje 30-vjeçar u godit afer Milotit, tek Ura e Zogut. Sipas policisë, makina drejtohej nga nje 16-vjeçar, i cili është shoqëruar ne komisariat. I dëmtuari ndërkohe është nisur me urgjence drejt Spitalit te Traumës ne Tirane, per shkak te gjendjes se renduar shëndetësore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *