E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Lezhë, digjet makina para prefekturës

Automjeti i kryetarit të Partisë Socialiste për njësinë administrative të Kolshit në Lezhë, Andi Marku, u dogj mëngjesin e kësaj të diele. Makina tip “benz” ishte parkuar para Prefekturës, kur u shkrumbua nga flaket. Marku pohoi para grupit hetimor se, ngjarja lidhet me nje defekt ne motorin e makinës. Pavarësisht kësaj dëshmie, policia vijon hetimet per te saktësuar shkakun e zjarrit. Automjeti ishte në pronësi të bashkëshortes së Andi Markut, e cila punon pranë prefekturës Lezhe. Ndërkohë, kreu i PS ne Kolsh, rezulton me precedentë penalë. Gjate kohës kur ka qene kryetar komune, ne vitin 2010, ai është prangosur nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë