E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Lezhë dhe Korçë, probleme me ndihmën ekonomike

 

Kjo është një nga shumë familje në qarkun e Lezhës që i është hequr ndihma Ekonomike.

 

Banorët tregojnë se ndihma ekonomike ishte e vetmja e ardhur për ta dhe heqja e emrit nga lista u ka vështirësuar më shumë jetesën.

Reklamë

 

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Mirditë dhe Kurbin. Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në mbledhjen e përbashkët të tre njësive vendore u ndal tek një sërë problematikash që sipas tij janë abuzive. Ai i ka kërkuar Shërbimit Social Shtetëror që t’i japin zgjidhje këtij problemi

Drejtori i Shërbimit Social pranon që nga skerma janë larguar padrejtësisht disa familje, ndërsa përgjegjës bën punonjësit e ndihmës ekonomike në njësitë vendore.

 

Të njëjtën problematik e pranon edhe Prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari. Ai thotë se janë bërë gabime nga administratoret gjatë dhënies së formularëve për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Me skemën e re janë përjashtuar rreth 2000 familje në të gjithë qarkun e Korçës. Ato kanë bërë deklarime të rremë ose nuk kanë marrë pikët e nevojshme

 

Lidhur me situatën e krijuar prefekti ka kërkuar një takim me të gjithë administratoret dhe personat ë marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes së familjeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë