Qindra besimtarë katolikë këtë të shtunë i janë drejtuar Katedrales së Lezhës me bukën e përgatitur enkas për këtë ditë të shënuar si dhe ushqime të tjera për t’i bekuar ato si një mbarësi e mëtejme.

 

Pjesë e festimeve kanë qenë të moshuar dhe fëmijë të vegjël të cilët mbanin në duar bukë enorme, kuleçër, miell, hudhra kryesisht, vezë të ngjyera, verë e pijë të tjera.

 

Veza e kuqe ishte një tjetër simbol i një dreke me rastin e ringjalljes së Krishtit.

 

Bekimi i drekës së Pashkëve, është si ajo fara që një ditë do të nxjerri lule e frute të tjera.

 

Para së gjithash ky bekim është shenjë me të cilën rinjohim se gjithçka vjen nga Hyji, gjithçka është dhuratë e tij dhe që, duke ia paraqitur, Atij që ta bekojë dhe që të na shërbejë për të mirën tonë dhe aftësisë për t’i bërë pjesë atij që është më nevojtar se ne, do të thotë që, në fund të fundit, Ai është pronari i gjithçkaje dhe që gjithçka është për të gjithë. Vete besimtaret thone se me kete rit jane me afer Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *