E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lezhë/ 11 persona të dyshuar për koronavirus dalin negativë

Pjesa më e madhe e qytetarëve në Lezhë i janë bindur urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjeve. Ata janë rikthyer në orën 10:00 në shtëpitë e tyre duke i lënë rrugët bosh. Mirëpo ka pasur edhe nga ata të tjerë që nuk kanë mundur t’i mbyllin punët në orarin e caktuar dhe kanë marrë paralajmërime nga policia.

 

Sa i përket 11 rasteve të testuara për koronavirusi, drejtori i Spitalit të Lezhës, Leon Kaza pohoi se rastet kanë dalë të gjitha negative.

 

Nga ana tjeter, Policia e Lezhes ka pezulluar disa leje drejtimi, ka ndëshkuar me gjobë disa lokale dhe ka penalizuar disa qytetarë që nuk kane zbatuar vendimin e qeverise per kufizim levizjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë