E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lezha mbushet me plehra

 

Per 48 ore, qyteti i Lezhës mori pamjen e një landfilli mbetjesh.

 

Plehrat e hedhura ne kazanë nuk u mblodhën, ndërsa era e forte i shpërndau ato ne rruge e sheshe..

Reklamë

 

Të alarmuar nga kjo situate, qytetaret kërkuan menjëherë ndërhyrjen e bashkisë.

 

Por, mbetjet nuk u tërhoqën nga firma e cila ka marre përsipër te kryente këtë shërbim. Zyrtare te Bashkisë Lezhe thane se problemi erdhi si pasoje e borxheve te krijuara ne landfillin e Bushatit, aty ku dhe depozitohen plehrat.

 

Pas apelit per ndihme te Bashkisë, gjate natës ndërhynë punonjësit e një firme pastrimi te cilët rikthyen normalitetin. Por problemi me borxhet ka mbetur ende i hapur duke rrezikuar qe e njëjta situate te përsëritet.

 

Më shumë video

Reklamë