E diel, 1 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Lezha çel sezonin turistik duke e nisur startin nga Shëngjini

Çelja e sezonit turistik në Lezhë ishte një gërshetim mes bregdetit, kulturës dhe gastronomisë.

 

Restorantet e shumtë të kësaj zone, nga bregdeti ne zonat rurale, prezantuan risitë e këtij sezoni dhe pjatat e reja për vizitorët e turistët, që do të frekuentojnë këtë verë Lezhën dhe plazhin e Shëngjinit.

 

Reklamë

Për të ndjekur nga afër hapjen e sezonit turistik në Lezhë ishte kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, por dhe shumë personalitete të tjera.

 

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro tha se bregdeti i Shëngjinit mbetet oferta më e mirë turistike për këtë edhe këtë sezon.

 

Të gjithë shefat e kuzhinës të kësaj zone prezantuan gjatë darkës gala kulinarinë e zonës. Një mënyrë kjo për të promovuar Lezhën dhe për ta bërë atë një destinacion të turistëve vendas e të huaj.

 

Më shumë video

Reklamë