Lewandowski “hero” i Barcelonës, bomberi polak, dy gola në fitoren kundër Celta Vigo-s

Dy gola të Robert Levandovskit i dhanë mundësi Barcelonës të fitojë në transfertën e Selta Vigos në javën e 25 të kampionatit spanjoll.
Sukses i rëndësishëm i katalanasve në një fushë të vështirë. Skuadra e Çavit rikuperon pikë ndaj Xhironës së vendit të dytë dhe Realit kryesues edhe pse përkohësisht.
Ndeshja u zhbllokua në fund të pjesës së parë, pasi polaku u shërbye nga talenti Jamal dhe realizoi një gol të bukur, me të cilin miqtë shkuan në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Mirëpo nisja e pjesës së dytë ishte shumë e mirë për vendasit. Jago Aspas barazoi shifrat.
E gjithë pjesa e dytë ishte një betejë e fortë dhe në ekuilibër, i cili u prish vetëm në minutën e 7 shtesë kur bomberi polak, Levandovski, i dha tre pikë të çmuara Barcelonës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Katalanasit kanë 54 pikë dhe ndodhen në vendin e tretë në renditje./vizionplus.tv




