E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizte me thikë me vete, arrestohet korçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë një person që lëvizte me armë të ftohtë me vete.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet R.B, banues në fshatin Koritë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Vjedhje”.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr.9 në Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë) të cilën R.B, e posedonte pa leje.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë