E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet kurbinasi

Specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arrestuar një 22 vjeçar I cili lëvizte me armë zjarri me vete.

 

22 vjeçari I arrestuar është shtetasi L.T., banues në Fushë Gjormë-Kurbin.

 

Reklamë

Pas informacioneve të marra nga qytetarët se 22 vjeçari po lëvizte I armatosur, policia ka organizuar menjëherë punën dhe gjatë kontrollit që iu bë teksa ai po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras,  i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

 

I riu akuzohet për vepren penale “Armëmbajtje pa leje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë