E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëvizte me automatik në rrugët e Vlorës, kapet 36 vjecari

Një shtetas i cili lëvizte me armë në Vlorë është vënë në pranga nga blutë e qytetit bregdetar në kuadër të operacionit “Midnight”.

 

36 vjecari me iniciale E.R, u kap në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”.

Në momentin që janë afruar policët, E. R ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.

Reklamë

 

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri automatik model 56,
– 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë