Një 32 vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua nga Polica e Shkodrës pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

 

32 vjeçari i arrestuar është me inicialet Gj. P., banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

 

Sipas policisë 32 vjeçar gjatë momentit të arrestimit ka qenë duke lëvizur me një automjet në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Por në momentin që ka parë Policinë ka tentuar të largohet duke hedhur armën e zjarrit pistoletë të tipit Zastava së bashku me krehërat me fishekë por nuk ka mundur dot që të largohet pasi është bllokuar dhe arrestuar nga uniformat blu.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërkohë që vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *