Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri.

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj të riut me iniciale F.C., uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *