Kronikë
Foto/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet i riu në kryeqytet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale NJ.K.
Arrestimi i tij u bë e mundur në rrugën “Todi Shkurti” mbërmjen e së hënës. Gjatë kontrollit fizik, të riut i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Reklamë
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




