E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 45 vjeçari

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

 

Shtetasi I arrestuar është M.N., 45 vjeç lindur në Shkodër e banues në Valias Kamëz.

 

Reklamë

45 vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, se në rrugën e “Arbërit”, lagjja nr. 1 Bathore, në ambjentet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

45 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Vazhdo të lexosh

Reklamë