Policia e Tiranës ndërhyri shpejt pas një konflikti me armë zjarri në “Kthesën e Kamzës”, duke arrestuar dy vëllezër të përfshirë në ngjarje. 27-vjeçari L.M. dyshohet se gjatë një përplasjeje për motive të dobëta kanosi një 32-vjeçar me armë zjarri. Pas ngjarjes, vëllai i tij 25-vjeçar, R.M., fshehu armën për të ndihmuar autorin.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia sekuestroi armën me fishek në fole, municion luftarak dhe një automjet të lidhur me ngjarjen. Të dy të arrestuarit do të përballen me akuza për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve, si dhe përkrahje të autorit të krimit.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv





