Kronikë
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi u kap me një armë zjarri.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale R.G., banues në Fllakë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




