Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi u kap duke lëvizur me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin me inciale R.J., me banim në Tiranë. Ai u ndalua në lagjen nr. 11 dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *