Policia e Tiranës prangosi një 55-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë. Agjentet u informuan se Ramazan Tanushi  po lëvizte duke mbajtur me vete një automatik kallashnikov. Ai u ndalua në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës, ndërsa nga kontrolli në bagazhin e makinës, policia gjeti armën automatike dhe një krehër fishekësh. Pasi u mor në pyetje 55 vjecari deklaroi se e mbante armën për mbrojtje, pasi ishte në konflikt me disa persona, për të cilët ende nuk ka dhënë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *