Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, finalizoi operacionin e koduar “Pasagjeri”, duke ndaluar një shtetas që lëvizte i armatosur në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç, dhe pasagjer shtetasin K. S., 31 vjeç, në çantën e dorës së 31-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion, e cila posedoheshin pa leje.
Si rezultat, K. S. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa drejtuesi i automjetit, S. Z., u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzimin e krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





