Lëvizte i armatosur, momenti kur policia “mbërthen” 22-vjeçarin në Tiranë dhe i gjen pistoletën

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar i cili lëvizte i armatosur. Sektori i trafiqeve ka arritur që të sekuestrojë një pistoletë, municione luftarake që i arrestuari Rigels Mema i kishte me vete në momentin e prangosjes.
Efektivët kishin informacion se pranë rrethrrotullimit të Saukut i riu po qarkullonte i armatosur ku menjëherë arritën që ta lokalizojnë dhe më pas ta arrestojnë.
Pas kontrollit në banesën e tij në Arbanë të Tiranës, policia arriti që të gjejë edhe fara kanabisi dhe municione të tjera luftarake.
Sipas policisë, Rigels Mema kishte për qëllim që armën e zjarrit ta shiste te disa persona të tjerë, ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar porositësit e pistoletës.
/vizionplus.tv




