Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës.

Në kuadër të operacionit “Strike 10”, u vu në pranga shtetasi F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *