Lëvizte i armatosur, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Momenti kur policia i gjen pistoletën në çantë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në kryeqytet.
“Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç”, njoftoi policia.
Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun./vizionplus.tv




