Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona që lëviznin të armatosur. Pas marrjes së informacionit, blutë e Vlorës kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin të arrestuarit dhe pas kontrollit të kryer kanë gjetur një pistoletë.

 

Në pranga u vunë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

 

“Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *