E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëviznin me pistoletë dhe drogë, dy të ndaluar

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Mamurras nga forcat e rendit gjatë kontrolleve të orëve të fundit për persona në kërkim dhe ata me rrezikshmëri shoqërore.

Në pranga përfundoi shtetasi B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

Reklamë

 

Ndërkohe u procedua penalisht shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë