Subscribe

Si asnjëherë më parë java që lamë pas ka njohur një forcim të menjëhershëm të dollarit, duke e çuar atë në nivelin e 125 lekëve, e ndërsa euro ka pësuar një nga rëniet më të mëdha historike. Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane ka shkuar nën nivelin e 136 lekëve, ndërsa në fundjavë ka arritur të rikuperojë disa pikë. Këto ndryshime reflektojnë lëvizjet në tregjet financiare pas deklaratave të Bankës Qendrore Europiane se do të vijojë politikën e lehtësimit sasior për të injektuar më shumë euro në treg. Ekspertët thonë se dhe sondazhet të cilat nxjerrin fituese Hillary Clinton po ndikojnë pozitivisht në forcimin e monedhës amerikane.

Ardian Hackaj: Faktori i parë është pritjet për rritjen e shkallës s interesit nga Federal Reserve që pritet të ndodhë në dhjetor dhe së dyti, është fakti që faktorët ekonomikë po qetësohen gjithnjë e më tepër për fitoren e mundshme të Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Elvin Meka:  Banka Qëndrore Europiane ka vendosur të ruajë programin e saj të lehtësimit sasior, çka në njëfarë mënyrë tregon për më shumë monedhë euro të hedhur në treg. Mund të kemi një ekuilibër të ri midis euros dhe dollarit në tregun ndërkombëtar.

Ekspertët parashikojnë se pasiguritë që po përjeton Europa do të vijojnë të dobësojnë euron.

Ardian Hackaj: Bankat qëndrore po i drejtohen qeverive dhe po i thonë ne deri këtu erdhëm, kaq e kishim mundësinë, tani është radha juaj për të vazhduar. Qeveritë e kuptojnë për nevojën që ato kanë për të ndërmarrë reforma. Reformat deri tani janë përkthyer në defçit buxhetor dhe borxh më të lartë. Kjo është një problematikë shumë e pakëndshme e qeverive sidomos kur viti 2017-të është një vit zgjedhjesh në shumë vende të Bashkimit Europian. 

Dollari do të vijojë që të rritet, ulja e pikëve ndaj tij mendohet të ndodhë vetëm nëse në SHBA fiton Donald Trump.

Elvin Meka: Nëse do të fitonte Trump do të kishte një lloj skepticizmi dhe patjetër që kjo do të shoqërohej me një rënie të vlerës së dollarit në treg.

Por çfarë do të ndodhë në Shqipëri pas forcimit të dollarit? Padyshim një rritje e lehtë e çmimit të naftës, e cila blihet në këtë monedhë, ndërsa ata të cilët kanë në banka një kredi në euro do të paguajnë më pak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *