Subscribe

Kryetari i LSI-së, njëherësh numri një i Parlamentit Ilir Meta, këmbëngul që reforma në sistemin e drejtësisë të kalojë vetëm përmes një dialogu politik. Në mbledhjen e kryesisë së partisë që drejton, ai theksoi se konsensusi politik, do të beje qe reforma të jetë e gjithëpranuar.

“Për reformën në drejtësi, kemi qenë dhe jemi të bindur për arritjen e konsensusit. Komisioni i Venecias sugjeron hartimin e amendamenteve kushtetuese përmes dialogut. Konsensusi politik në Parlament për amendamenteve kushtetuese është i domosdoshme jo për numrat, por për vullnetin politik si përfaqësues të qytetarëve.”

Meta përjashtoi çdo mundësi të miratimit të reformës në mënyrë të njëanshme.

“Logjika e faktit të kryer është e papranueshme. Vendi është përballur edhe më parë me vendimet e nxituara, siç ishin ndryshimet kushtetuese si ato të vitit 2008, pasojat e të cilin na shoqërojnë edhe sot. Është esencialisht e rëndësishme që ky proces të mos jetë përjashtues dhe diversiv, por gjithëpërfshirës dhe shterues dhe të marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Politika e faktit të kryer shmang konsensusin dhe prandaj kërkojmë përgjegjshmëri nga të gjithë.”

Nëse politika nuk do të arrijë kompromisin, kryetari i LSI-së paralajmëroi përmes rreshtave zhvillimin e një referendum kombëtar për reformën.

“Nuk paragjykoj asnjë në këtë proces, sepse paragjykimet helmojmë procesin. Rekomandimet e Venecias janë të qarta për profesionistët dhe të paanshmit. Për rata që duan të luajnë, këto sugjerime do t’ia japim publikut dhe qytetarëve, që të gjykojnë se kush janë ata që duan të bëhen pengesë”.

Ilir Meta tha se LSI do angazhohet për miratimin konsensual të reformës në drejtësi. Ai u kujdes të saktësonte se partia e tij, nuk ka asnjë interes të mbroje sistemin aktual dhe as nuk synon të kap politikisht institucionet e reja, produkt të reformës. Propozimi i LSI vjen ne kohen kur deri me tani, PD ka kërkuar zgjidhje politike te ngërçit, ndërkohe qe partia socialiste ka këmbëngulur qe reformën ta bëjnë vetëm ekspertet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *