E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lëvizje në shumicën e ministrive, ndryshojnë sekretarët e përgjithshëm

Vetëm pak dite pas fillimit zyrtar nga puna te kabinetit “Rama 2”, pothuaj te gjithë sekretaret e përgjithshëm te ministrive jane ndryshuar. Nder te paktat ministri qe nuk e kane ndryshuar sekretarin e përgjithshëm jane Ministria e Jashtme, e Financave dhe e Kulturës, ndërsa ministritë e tjera e kane ndryshuar nëpunësin civil me te larte te tyre.

 

Kryesisht sekretaret e përgjithshëm thjesht kane ndryshuar ministritë siç është rasti i Plarent Ndreces nga Ministria e Arsimit tek ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Gentian Keri nga Ministria e Ekonomisë tek ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Koli Bele nga Ministria e Energjisë tek ajo e Arsimit.

 

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë është nëpunësi me i larte civil i saj. Këto lëvizje te sekretareve te përgjithshëm vijnë menjëherë pas zyrtarizimit te formatit te ri te kabinetit qeverisës, i cili nga 16 ministri qe kishte mandatin e kaluar aktualisht ka 11 ministri.

Më shumë video