E hënë, 14 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lëvizje në policinë e Shtetit

Pas ndryshimeve ne poste drejtuese lëvizjet kane përfshire edhe policinë e Tiranës ne nivel komisariatesh,  por edhe të gjitha drejtoritë e qarqeve.

 

Kështu zv/drejtori  i policisë së Tiranës Skënder Hita, emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë. Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinamati, i cili me pare mbante detyrën e shefit të komisariatit 2 ne kryeqytet.

 

Ndryshimet kanë prekur dhe komisariatin nr 1 dhe atë 4,  por edhe policinë e Shijakut.

 

Ndërkohe shefi i repartit “Shqiponja” Vladimir Laskaj është larguar nga kjo detyre me kërkese te tij dhe është emëruar specialist ne dr. e përgjithshme te policisë.

 

Edhe komisariati rrugor pësoi ndryshime. Shefi Ervin Hasrama u zëvendësua nga Erjon Ahmeti, i cili më parë mbante postin e specialistit në sektorin e analizës së policisë rrugore.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video