Subscribe

Lëvizja “Vetëvendosje” ka paraqitur një propozim që të hartohet një platformë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, në një konferencë për media, ka thënë se partitë parlamentare duhet të bashkohen dhe te nisin hartimin e kësaj çështje. Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur që duhet t’i udhëheq bisedimet në Bruksel. Madje, Konjufca ka paralajmëruar se Vetëvendosja do te padisë presidentin Thaçi.

 

“Ai s’ka të drejtë të bisedojë për një marrëveshje ndërshtetërore. Shumë shpejt do të përballet me një padi, sa i përket shkeljes se kompetencave kushtetuese. Vetëvendosje si gjithë opozita është në pozicionin e qartë se është njeri kredibil për me qenë në krye të negociatave me Serbinë. Kur një njeri s’ka vija të kuqe me Serbinë, ne mendojmë se ky person veç rreziqe mund t’i sjellë vendit. Dialogu t’ia rikthejmë parlamentit dhe ta mandatojë një grup dhe ta hartojë një platformë e cila do të ketë vija të kuqe, të panegociueshme; shkëmbim territoresh apo gjëra të tjera të rrezikshme”.

 

Glauk Konjofca thotë se presidenti Thaçi po shpreson që duke e udhëhequr dialogun të shtyjë punën e Gjykatës Speciale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *