E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lëvizja për Ringritjen e PD, debate për firmat në peticionet kundër Bashës

Kundërshtaret e Bashes jane bashkuar ne nje lëvizje e cila zyrtarisht tashme quhet lëvizje per ringritjen e Partisë Demokratike.

 

Kjo lëvizje nisi turin e takimeve me demokratet per te diskutuar dy ceshtje ; Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe si mund të bashkohet e te ringrihet sa më shpejt ajo.

 

Reklamë

Me sloganin “askënd per te humbur, gjithkënd per te fituar” dy figura kryesore te PD, Besnik Mustafaj si dhe Astrit Patozi zhvilluan takimin e pare me demokrate te qytetit te Durrësit.

 

Në  fjalën tij, Astrit Patozi ka theksuar se kjo lëvizje ne thelb nuk është kunder Bashes, por kundër Edi Rames, sipas tij ka ardhur koha të themi disa të vërteta pse Partia Demokratike humbi kaq thelle.

 

Kjo lëvizje po mbledh firmat e nevojshme per te thirrur Këshillin Kombëtar, si dhe forumin per te diskutuar situatën ne PD dhe te ardhmen e kësaj force politike. Ky grupim propozon edhe një platformë me 11 pika, që ne thelb kanë si qellim ringritjen e Partisë Demokratike.

 

Më shumë video

Reklamë