E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lëvizja kundër Bashës/ Ibsen Elezi: Duhet treguar që partia ekziston

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi deklaroi se lëvizja kundër Lulzim Bashës është e nevojshme për të treguar se partia ekziston. Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” me Alban Dudushin dhe Pranvera Borakajn, ai u shpreh se pas kaq shumë dështimeve, duhet një analizë.

 

“Duhet një lëvizje për të treguar që kjo parti ekziston. Nëse një njeri do të humbiste dy mandate rresht dhe me kaq shumë dështime brenda aksioneve opozitare, nëse nuk do të kishte reagim, do të thoshte që ky trup ka vdekur.”

 

Ibsen Elezi është një nga demokratët që gjatë këtyre ditëve kanë organizuar edhe protesta në selinë e PD, për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë