E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lëvizja e PS: Hapja e fushatës spostohet më 1 qershor

Ilustrim · Vizion Plus

Partia Dremokratike njoftoi të shtunën se do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare më 31 maj.

 

Datë kjo që përkonte me çeljen e fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Por kur u mendua se do të kishte një përplasje mes të dyja forcave sa I takon axhendës, Partia Socialiste ka vendosur që të bëjë një ndryshim dhe të spostojë hapjen e fushatës më 1 qershor.

 

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, I cili në fund të letrës së pestë që I dërgoi kreut demokrat ku e ftonte për dialog, theksonte shtabi elektoral I PS ka vendosur që të spostojë mitingun e çeljes së fushatës.

 

“Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh