Lëvizja e Metës sfumon protestën, opozita heq dorë nga dhuna

Pavaresisht vendimit të presidentit për anullim të datës së zgjedhjeve, opozita vijoi protestën e paralajmëraur në bulevardin Dëshmorët e Kombit por ecuria e saj u percaktua pikerisht nga lajmi qe njoftoi kreu i shtetit.
I vendosur se kauzes opozitare do I shkohet deri në fund, lideri demokrat Lulzim Basha e konsideroi vendimin e presidentit si hapin e parë të fitores.
“Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.”
Reklamë
Duke u ndalur tek cështja kryesore e kësaj jave, ajo e publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Basha tha se u faktuan akzuat e opozitës ndaj dhe zgjedhje me Ramën, Pd nuk do të pranojë.
“Përgjimet e BILD treguan se Rama I vodhi zgjedhjet e 2017 dhe se është kryeministër ilegjitim. Anulimi I procesit criminal të zgjedhjeve nuk është fundi I betejës. Ne jemi vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund.”
Protesta e tetë e opozitës ishte pa incidete te medha. Protestuesit u mblodhën me pankarta me mbishkrimin Rama Ik. Ndërsa forumi rinor demokrat kishte improvizuar ne një burg në të cilin ishin Vangjysh Dako dhe Edi Rama.
Por si dhe në protëstat e tjera, Basha ftoi protestuesit në marshimin drejt parlamentit. Ndonëse situata u tensoi për shkak të hedhjes së kapsollave dhe shashkave, policia u kundërpërgjigj me gaz lotjellës.
Pavarsisht tensionimit gjatë protestës nuk pati të lënduar.
Në përfudnim nga selia e PD, Basha i qendroi besnik ritualit duke iu drejtuar protestuesve me mesazhin nga selia e pertise demokratike.




