Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri ka folur lidhur me situatën politike brenda PD si dhe deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha i i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Në një lidhje me Skype ne studion e lajmeve të Vizion Plus, Xhaferri tha se kjo është një metafirë e përdorur nga ana e Bashës, ndërsa theksoi se duke lidhur Ramën, Bashën dhe Berishën me trekëndëshin e Bermudës, tregon se kjo është e vjetra mbas të cilës mund të humbin shqiptarët.

“Do të thoja që ishte një metaforë e përmendur nga zoti Basha. Përdorimi i metaforës nga Basha duke lidhur me trekendëshin e Bermudës Berishën, Ramën dhe Metën i lidh me të vjetrën, pra e vjetra është e shkuara dhe shqiptarët humbasin me te vjetrën”, u shpreh Xhaferri.

Sipas tij, lëvizja e ish kryeministrit Berisha “është një lëvizje që ec krah për krah me interesin e tij personal”.

“Berisha mendon që në përballjen që ka me SHBA është në pozita më komode nëse ka PD nga mbrapa dhe prandaj e ka nisur këtë iniciativë. Kuvendi Kombëtar i PD është mbyllur dhe çdo lëvizje tjetër është e mirëpritur katër vite mbrapa. Megjithëse në kuptimin politik duket që Basha është i dobët nga brenda PD për lëvizjen që ka nisiur Berisha, Basha është adresimi i politikës shqiptare çdo ditë. Pra të gjitha zhvillimet se si do bëhet Shqipëria nesër vijnë nga zoti Basha”, u shpreh Xhaferri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *