E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen i PD

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike.

Petraj tha se e shikon lëvizjen e nisur nga Alimehmeti dhe Salianji si oksigjen brenda Partisë Demokratike.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Petraj: Salianjin dhe Alimehmetin i shikoj si oksigjen të Partisë Demokratike. Nuk mendoj se do të ashpërsohet pjesa e spirales. Nuk mendoj se do të kenë ndonjë lloj agresiviteti në anën e Berishës. Pavarësisht se Berisha hodhi një ofendim ndaj tyre.

Reklamë

Borakaj: Ku ishte pjesa e ofendimit?

Petraj: Që nga momenti që tha s’bënin fushatë, nuk vinin, kjo s’i takon Berishës, ai është lider. Salianji bëri burg, pra ai e ka paguar, dhe ishin këta shkatërruar këta që vinin në sallën e gjyqit, shanin, bënin dhe bënin kapadaiun në sallën e gjyqit. Unë i shikoj oksigjen: Salianji, Ilir Auloni, kanë dhënë prova që janë shumë kreativë, mbledhin njerëz.

Borakaj: Kam përshtypjen se Auloni nuk është organizator.

Petraj: As ata nuk po dalin si organizatorë, për momentin ata po dalin në takim me demokratët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë