Subscribe

Pas përplasjeve me Bashkimin Demokratik Për Integrim kryesisht për komunën e Zhelinës, Lëvizja BESA është larguar nga koaliconi qeveritar duke iu bashkuar opozitës.

 

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Arianit Hoxha deklaroi se nuk mund të jenë më në qeveri të përbashkët me Ali Ahmetin dhe do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të bujqësisë.

 

 

ARIANIT HOXHA

SEKRETAR I PERGJITHDHEM, LEVIZJA BESA

Ditët në vijim do të jenë vendimtare, Lëvizja Besa nuk mund të jetë në të njëjtën qeveri me BDI-në, por vendimet do t’i marrë shumica në parti. Unë nuk do të ulem në të njëjtën tryezë në një qeveri me ministra të BDI-së, ndoshta qëndrimi im është emocional, siç thotë Ali Ahmeti, por do të them se është parimor, sepse nuk do të lejoj mosrespektim të mëtejshëm të Besës si partner koalicioni. “

 

Kështu, përfaqësuesit e lartë të partive parlamentare VMRO-DPMNE, Besa, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe E majta kanë arritur marrëveshjen për të formuar shumicën e re parlamentare.

 

61 nënshkrimet pritet t’i dorëzohen kryetarit të Kuvendit për mosbesimin e Qeverisë e cila aktualisht ka 62 deputetë në kuvendin me 120 vende.

 

Ndërkaq, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike, përveç atyre që janë kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe të ardhmes euroatlantike të vendit, për të menaxhuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

 

Nga ana tjetër, një pjesë e ekspertëve dhe analistëve vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *