Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi lëvizte me armë zjarri.

 

22 vjeçari është me inicialet M.G., nga Fieri.

 

Sipas bluve të kryeqytetit, 22 vjeçari ishte duke lëvizur me makinë gjatë momeëntit të arrestimit. Ai u ndalua për kontrollnë rrugën “Kostandin Kristoforidhi” ndërsa i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” dhe një dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

22 vjeçari akuzohet nga policia për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *