Levante e Armando Sadikut mori një fitore te madhe ndaj Sevilles e cila e lejon këtë skuadër të sigurojë matematikisht mbijetesën në kampionatin spanjoll. Në javën e 34 skuadra e qytetit te Valencias fitoi 2 me 1 kundër andaluzëve dhe u ngjit ne kuotën e 40 pikëve, 12 më shumë sesa zona e ftohte e tabelës së klasifikimit.

 

Sulmuesi i kombëtares kuqezi qëndroi gjithë kohën në stol dhe pa ekipin  e tij të zhvillonte një ndeshje të shkëlqyer kundër Sevilles.

 

Roger kaloi shumë shpejt ne avantazh të zotët e shtëpisë por skuadra e Montelles barazoi pak minuta më vonë me anë të Carlos Fernandez.

 

Megjithatë golin e fitores së rëndësishme për Levanten do ta shënonte Morales në minutën e 74.

 

Fitorja e Levantes zbret një kategori më poshtë Deportivo La Korunjen e trajnerit Klarens Sedorf e cila e kishte ekipin e Sadikut rival direkt për mbijetesën.

 

Situatë e vështirë edhe për Sevillen e një tjetër ish-trajneri të Milanit si Montella, e cila rrezikon seriozisht të qëndroje jashtë kupave të Europës pasi ndodhen në vendin e 7 por Getafe dhe Girona që janë ngjitur kanë një ndeshje me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *