E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Video · Kulturë

“Letra”, premierë te “Metropoli”

Teatri i metropolit çel sezoni artistik të këtij viti me shfaqjen “Letra”. Vepra që është bazuar në tregimin e Ylljet Aliçkës përcjell dramën e një lypsi i cili përpiqet të sigurojë një banesë.

 

Fabula eshte e thjeshte; një lypës i pastrehë i kërkon një mësuesi të qytetit që jep mësim në një fshat malor, t’i shkruajë një letër që përshkruan jetën e tij te vështirë dhe përpjekjet për të përfituar një banesë sociale.

 

Reklamë

Vete shkrimtari Ylljet Aliçka i konsideron ngjitjen e shfaqjes në skene të arrira.

 

Megjithese vepra ka disa personazhe, ato do te interpretohen vetëm nga aktori Roerd Toce.

 

Gjithashtu shkrimtari Aliçka e konsideron një fakt të trishtueshëm që veprat shqiptare të cilat vihen në skenë janë gjithnjë e me të rralla

 

“Letra” do te ngjitet premiere në skenë me 31 Janar deri në 9 Shkurt.

Më shumë video

Reklamë