E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 minuta më parë
Bota

Letra kërcënuese për Salvinin: Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është kërcënuar me jetë përmes një letre anonime nga tre shqiptarë.

 

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë ministri italian, i cili e ka postuar letrën në profilin e tij Twitter duke thekusar se të enjten e ardhshme do të marrin përgjigjen e italianëve të respektuar.

 

Reklamë

Në letrën drejtuar ministrit italian shkruhet se ai ka pas qafe tre shqiptarë dhe se do të ekzekutohet.

 

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”

 

Letra mbëriti mëngjesin e kësaj të hëne në ministri, ndërsa Salvini nuk ka nguruar të ironizojë me gramatikën e keqe të personave që e kanë dërguar duke u ridërguar në të njëjtën kohë edhe puthje e përqafime.

 

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet!  Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë