Ky është vogëlushi sirian 5-vjeçar Omran Daqneesh, i cili pak kohe me pare i mbijetoi nje sulmi ajror ne Alepo, sulm qe i mori jeten te vëllait dhe i shkatërroi shtëpinë.
Kjo pamje ku ai qëndron brenda nje ambulance i mbuluar ne gjak, bene xhiron e botes dhe preken miliona njerez.
Por per me shume se këdo, ato lane gjurme tek ky fëmije amerikan, Alex 6 vjeçar, djale i dy prinderve shqiptare, i cili ka shprehur dëshirën per ta strehuar ne shtëpinë e tij.
Vogëlushi nga Nju Jorku i ka shkruar nje leter presidentit Obama, te cilit i kërkon qe t’ia sjelle atë per ta bere vellane e tij.
Fjalet prekëse te Alexit te vogël, qe premton se do ta prese me dashuri e do te ndaje gjithçka me te, presidenti Obama i citoi ne samitin e Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, ku apeloi se te gjithë duhet te jene si ky vogëlush, per te shpëtuar jete dhe per te pakësuar vuajtjet per sirianet e përfshire nga lufta.
Fjalet e 6-vjeçarit kane përlotur mijëra njerëz, te cilet ne rrjetet sociale kane komentuar xhestin e tij human.