Letonia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata euroatlantike.

 

Këtë mesazh e dha presidenti i Letonisë, Egils Levits,pas një takimi me homologen e tij Vjosa Osmani në prishtinë. Sipas liderit evropian tani është koha e duhur që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe Këshillit të Evropës.

 

EGILS LEVITS

PRESIDENT I LETONISË

“Është e rëndësishme që të fuqizojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s. Si hap i parë së paku është e domosdoshme që Kosova  t’i bashkohet partneritetit për paqe dhe mendoj se tani është koha e duhur për të bërë këtë hap të mirë.Letonia është duke e përkrahur këtë hap. Është e domosdoshme po ashtu që të integrohet Kosova në organizata ndërkombëtare dhe forume. Para se gjithash në Këshillin e Evropës, i cili është një organizatë e shteteve të demokratike që bazohen në sundimin e ligjit.”

 

Nga ana tjetër , presidentja Osmani nënvizoi nëvojën për anëtarësimin në organizatat ndërkombetare pasi Serbia po mundohet të destabilizojë Ballkanin.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVËS

 “Kam kërkuar mbështetje në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik. Këto aleanca duhet t’i kenë dyert e hapura për shtetet si Kosova. “Serbia nuk po i pranon standardet evropiane. Kosova ka dhënë maksimumin për te arritur një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje për të arritur një marrëveshje”,

 

Osmani  ka akuzuar gjithashtu Beogradin se ka bllokuar edhe progresin në dialogun Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *